エピソード

  • Gjithçka pa nivel që nuk dinit për Salsano Rrapi!
    2024/06/26

    Politika dhe aktualiteti, të para ndryshe. Shkundja sarkastike e realitetit politik dhe social që jetojmë me një prej figurave më të pëlqyera të humorit shqiptare si edhe një prej personazheve më të dashura të televizionit. Pse Shqipëria është kjo që është, pse shqiptarët janë siç janë, një vështrim plot humor mbi jetën që bëjmë që do t’ju sjellë gjëndje të mirë shpirtërore përpara se të mbyllni ditën tuaj.

    続きを読む 一部表示
    57 分
  • Do të bëhet një lloj motivuesi si Grida Duma ose Ermal Mamaqi? Ja si përgjigjet Blendi Salaj!
    2024/06/19

    I ftuar në “Ndryshe” ka qenë moderatori Blendi Salaj. Ai ka ndërtuar një profil të dallueshëm përmes prezencës mediatike dhe në rrjetet sociale. Një vlerësim mjaft të madh ai e ka marrë edhe nga ndjekësit në rrjetet e tij sociale, ku ai ndan me ta gjëra mjaft interesante dhe motivuese. A ka dëshirë të bëhet motivues në jetë, nëse mund ta krahasojmë këtu me rastin e Grida Dumës ose Ermal Mamaqit?

    続きを読む 一部表示
    1 時間 7 分
  • “Sot lulëzon arti i humorit në politikë”/ Bujar Kapexhiu dhe vazhdimësia e tij në botën artistike!
    2024/06/12

    I ftuar në pjesën e dytë të emisionit “Ndryshe” me Salsano Rrapi, Adi Pojana dhe Visjan Ukcenaj ka qenë regjisori, skenaristi, karikaturisti dhe aktori i mirënjohur shqiptar Bujar Kapexhiu. Deri në vitin 1985 xhiroi rreth 20 filma vizatimorë në shumicën e të cilëve është skenarist ose bashkëskenarist, regjisor dhe piktor.

    続きを読む 一部表示
    1 時間 10 分
  • “Me majdanoz nëpër mure”/ Jul Deda pranon të luajë një film erotik me Egla Cenon?
    2024/06/05

    Në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapin, Adi Pojanën, Visjan Ukcenaj dhe Edea Demaliaj rubrika e telefonatës kurth është një nga më të ndjekurat dhe më të pëlqyerat. Të shumtë janë personazhet e famshëm që kanë rënë në grackën e tyre, disa e kanë marrë bisedën shumë seriozisht dhe kanë filluar të besojnë gjithçka nga rrengu. Por këtë herë ishte radha e Julian Dedës, aktor dhe ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP. Kurthi i bërë nga Edea përfshinte Julin dhe Eglën, ku ai duhet të zgjidhte të bënte një film me të apo jo.

    続きを読む 一部表示
    52 分
  • “Yjet Shqiptarë të Diasporës”/ Ilir Shaqiri flet për rikthimin në ekran dhe programin e ri në Top Channel!
    2024/05/29

    I ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapi, Adi Pojana dhe Visjan Ukcenaj ka qenë Ilir Shaqiri, një balerin dhe koreograf i mirënjohurq shqiptar. Ai është personalitet televiziv si dhe pjesëmarrës në disa programe në Shqipëri dhe jashtë saj. Gjithashtu, ai u shpall edhe fitues i edicionit të parë të Big Brother VIP Albania. Projekti i tij më i fundit ka të bëjë me një program televiziv në ekranin e Top Channel.

    続きを読む 一部表示
    57 分
  • Rrugëtimi i tij drejt spiritualizmit/ Irgen Çela na zbulon më shumë rreth jetës së tij përtej aktrimit!
    2024/05/22

    I ftuar në këtë episod të emisionit “Ndryshe” me Salsano Rrapi, Visjan Ukcenaj, Adi Pojana ka qenë aktori Irgen Çela ose siç njihet ndryshe me emrin artistik Xhoda. Ai shquhet për rolet e tij në shumë filma shqiptarë dhe pjesëmarrjen në disa shfaqje teatrale disa vite më parë. Prej shumë kohësh, ai është gjithashtu edhe pjesë e emisionit më të njohur të humorit në Shqipëri, “Portokalli”.

    続きを読む 一部表示
    47 分
  • Rike Roçi zbulon planet pas “BBV3”: Dua të futem në kinematografinë shqiptare…
    2024/05/15

    E ftuar në “Ndryshe”, Rike Roçi ka komentuar rrugëtimin në “BBV3”, ka zbuluar planet e saj e shumë të tjera.

    続きを読む 一部表示
    1 時間 7 分
  • Samir Mane zbulon për “Ndryshe” sesa lekë fiton në ditë!
    2024/05/08

    Në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapi, Visjan Ukcenaj dhe Adi Pojana ka qenë i ftuar biznesmeni Samir Mane. Pas një interviste mjaft frymëzuese rreth arritjeve të tij profesionale, në rubrikën “Pyetje pa nivel”, z.Saimir ishte shumë i hapur për të na treguar disa detaje ekskluzive nga jeta e tij personale.

    続きを読む 一部表示
    1 時間 2 分