エピソード

  • U mbyll një sezon, u hap një tjetër, politika në garë për 2025-ën Një ngjarje dy të vërteta – 08/09/2024
    2024/09/09

    Sezoni turistik u mbyll, por ai politik sapo ka nisur. Gara për 2025 ka filluar t’i shqetësojë partitë politike dhe beteja ka filluar. Ndërkaq sezoni tursitik kishte shumë për të folur, të gjitha këto në “Një ngjarje dy të vërteta”.

    続きを読む 一部表示
    8 分
  • Plazhet bosh, SPAK-u plot! – Një ngjarje dy të vërteta – 28/07/2024
    2024/07/29

    Korriku ishte padyshim muaji i skandaleve përfshirë këtu atë të spitalit onkologjik dhe atë të mikrokredive. Një muaj ndoshta pushimi për të tjerët, por mjaft intensiv për SPAK i cili i ka patur dyert plot këtë periudhë. Drama e çmimeve të larta në sezonin turistik nuk mungon as këtë verë. Për këto dhe shumë të tjera ndiqni videon…. Edison Hallaçi Dj Saix

    続きを読む 一部表示
    10 分
  • Divorci Meta-Kryemadhi dhe politika mes çifteve … – Një ngjarje dy të vërteta – 30/06/2024
    2024/07/01

    Kampionati Europian i Futbollit ‘Gjermani 2024’ është padyshim ngjarja që shënoi muajin qershor, me pjesmarrjen e Shqipërisë dhe legjendën e flokëve të Hysaj. Një “bombë” tjetër për shqiptarët ishte edhe divorci Meta-Kryemadhi i cili bart mistere dhe dritëhije të mëdha. Tashmë edhe mospërputhjet politike janë një shkak goxha i fortë për ndarjen e një çifti. Këto dhe shumë të tjera në lajmet e muajit qershor!

    続きを読む 一部表示
    9 分
  • SPAK në aksion, Diaspora gëzon – Një ngjarje dy të vërteta – 02/06/2024
    2024/06/03

    Maji nisi më patriotik se kurrë me turin e diasporës së Kryeministrit Edi Rama. Një “sebep” për t’u mbledhur diku e për të bërë shqiponjën e për t’u larguar nga realiteti SPAK qe nuk po kursen askënd. Basha dhe Meta njëri në krevat e tjetri mbi paralele vijojnë të qetë aktivitetin e tyre. Këto dhe shumë të tjera në ngjarjet e muajit maj!

    続きを読む 一部表示
    8 分
  • Ilir Meta kap ‘Prime”, Monika me “Zarf të Zi” – Një ngjarje dy të vërteta – 28/04/2024
    2024/04/30

    Prilli ishte muaji i rikthimit për çiftin Meta-Kryemadhi, të cilët janë në qendër të vëmendjes për deklaratat e tyre kundër SPAK, por edhe për vetë marrëdhënien mes tyre. Nga ana tjetër Kryeministri Rama e ‘ka kapur’ me mediat italiane të cilat sipas tij kanë baltosur Shqipërinë. Këto e shumë të tjera ju presin në përmbledhjen e këtij muaji.

    続きを読む 一部表示
    7 分
  • Bashkia ‘e ndaluar’ e Himarës dhe zarfi i zi për Ramën – Një ngjarje dy të vërteta – 31/03/2024
    2024/04/01

    Janari do të njihet si muaji i dashurisë së ballkonit. I ndodhur në arrest shtëpie për aferën e çështjes “Partizani”, Sali Berisha ka gjetur prehje tek ballkoni i tij. Natë për natë sapo bie muzgu, ai del në ballkon me megafon dhe komunikon nga larg me adhuruesit e tij. Ligjeratat e dashurisë, optimizmit e shpresës përlotin sytë e tyre çdo mbrëmje duke mos patur mundësinë ta përqafojnë apo t’i puthin duart. Një histori e dhimbshme dashurie, por aq sa prekëse.

    続きを読む 一部表示
    6 分
  • Janar i ftohtë politik – Një ngjarje dy të vërteta – 04/02/2024
    2024/02/05

    Janari do të njihet si muaji i dashurisë së ballkonit. I ndodhur në arrest shtëpie për aferën e çështjes “Partizani”, Sali Berisha ka gjetur prehje tek ballkoni i tij. Natë për natë sapo bie muzgu, ai del në ballkon me megafon dhe komunikon nga larg me adhuruesit e tij. Ligjeratat e dashurisë, optimizmit e shpresës përlotin sytë e tyre çdo mbrëmje duke mos patur mundësinë ta përqafojnë apo t’i puthin duart. Një histori e dhimbshme dashurie, por aq sa prekëse.

    続きを読む 一部表示
    7 分
  • Dhjetori i furishëm dyerve të gjykatave, si u mbyll viti 2023?!
    2023/12/31

    Viti 2023 nisi kaos me parlament dhe për ironi me kaos po mbyllet. Ngjarjet e pazakonta në politikë, shoqëri e kulturë nuk munguan as këtë muaj të fundit të 2023-shit. Sali Berisha padyshim mbetet kryefjalë për shkak të hetimeve të SPAK për çështjen ‘Partizani’. Marrëveshja e emigrantëve me Italinë që po mbahet pezull nga Gjykata Kushtetuese është jo më pak e rëndësishme.

    続きを読む 一部表示
    6 分